Policia e Vlorës ka shpallur ne kerkim 20 vjecarin Dejvi Torraj per plagosjen ne kembe te nje dite me pare te 19 vjecarit Sebastjan Jalli 19 vjecari nuk pranoi të jepte dëshminë e tij për ngjarjen në fjalë, për pasojë u procedua penalisht për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Bashkë me Jallin ishin edhe dy persona të tjerë, Pavllo Kazanxhi dhe Klaudio Misiri. Misiri u arrestua pasi rezultoi se kishte shkelur masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, si dhe për moskallëzim krimi. Edhe Pavllo Kazanxhi i cili ishte i shoqëruar me këta të dy, nuk pranoi të jepte dëshmi dhe u procedua penalisht për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet për kapjen dhe venien përapara përgjegjësisë ligjore të autorit të dyshuar.