Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, vijoi takimet në kuadër të programit "Kuvendojmë për Shqipërinë" në qarkun e Elbasanit. Në ambientet e Teatrit Skampa në qytetin e Elbasanit, Spiropali prezantoi nismën “Kuvend-ON”, një program i cili shtrihet në të gjithë vendin, si një platformë "llogaridhënieje" gjithëpërfshirëse, ku qytetarët nxiten t'i shprehin shqetësimet e tyre drejtpërdrejt Kryetares së Kuvendit.