Juventus jep kontributin e tij për të ndihmuar refugjatët e luftës në Ukrainë. Klubi torinez organizoi një mision humanitar teksa caktoi një delegacion që shkoi drejt Ukrainës duke mundur të sjellë në Itali 80 refugjatë. vetë Zonja e Vjetër komunikoi përmbushjen e këtij misioni duke shpjeguar gjithcka në një komunikatë për shtyp.