Një betejë e egër elektorale ka filluar në SHBA pas nisjes së votimeve të mesmandatit në në Arizona, Kolorado, Montana, Nebraska, Nju Meksiko, Utah dhe Uajoming. Këto zgjedhjet do të vendosin se kush do të marrë kontrollin e Kongresit amerikan nga janari. Shumica e këtyre vendeve kishin mbështetur kandidatin e Partisë Republikane, Donald Trump, për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Më herët janë hapur edhe vendvotimet në Uashington, Florida, Gjorgjia, Illinois, Luiziana, Nju Jork, Nju Xhersi, Konektikat, Ohajo, Karolinën e Veriut dhe Virgjinian Perëndimore.