Në Gjykatën e Posaçme nisi këtë të enjte dëgjimi i dëshmitarëve në procesin gjyqësor ndaj ish drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, në atë që njihet si dosja ‘5D’. Prokuroria dhe mbrojtja kanë dorëzuar një sërë emrash për të dëshmuar në këtë proces, mes të cilëve edhe fitura publike dhe politikanë. Të enjten ishte radha e deputetit të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi. Ai u pyet nga avokatët mbi rrugët që kishte siguruar informacionin e denoncuar publikisht ndaj ish drejtorëve, Redi Molla dhe Mariglen Qato.