Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në FaceBook ka njoftuar se kanë nisur punimet për zgjerimin e rindërtimin e autostradës Tiranë – Durrës. Teksa ka publikuar pamjet me dron, kreu i qeverisë bën me dije se hapi i parë është spostimi i fondit të gjelbër nga Bashkia e Tiranës në disa pika. Zgjerimi i rrugës do bëhet me nga dy korsi për secilën anë.