Universitetet kanë hapur dyert këtë të hënë për vitin e ri akademik, ku janë ulur për herë të parë në auditorë mbi 20 mijë studentë. Kjo shifër është bërë publike nga ministrja e arsimit Ogerta Manastirliu, e cila iu ka uruar suksese studentëve që shkelin për herë të parë në dyert e universiteteve dhe jo vetëm.