Top News – Nis vaksinimi i pedagogëve/ Kanë marrë dozën e parë mbi 12 mijë mësues
23/03/2021 13:16

Ka nisur në Tiranë vaksinimi kundër covid19 i pedagogëve. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu ndoqën nga afër procesin e vaksinimit që po kryhet në Universitetin Politiknik. “Ka filluar vaksinimi i pedagogëve, sot vaksinohen këtu në Universitetin e Tiranës 200 pedagogë. Në tërësi janë vaksinuar mbi 12 mijë arsimtarë ose 30% e mësuesve e kanë marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca. Kemi arritur në një mbi 48 mijë vaksinime, ndërkohë që procesi po vijon” Ministrja e Shëndetësisë tha se me dozat e ardhura të vaksinave ruse Sputnik të ardhura së fundmi, do të vijojë vaksinimi i të moshuarve +80 vjeç, ndërkohë që në ditët në vijim pritet intensifikimi I mëtejshëm i procesit. “Me dozat që erdhën dje do të vijojmë vaksinimin e të moshuarve +80, duke ndjekur planin e vaksnimit. Në tërësi bashkë me dozat e ardhura dje, kemi 90 mijë doza vaksine në total. Ndërkohë që presim që të na vijnë doza të tjera nga Pfizer në ditët e para të prillit. Gjithashtu presim nga Covax edhe një sasi tjetër të AstraZeneca, deri tani kemi një të dhënë për 60 mijë deri në 80 mijë vaksina të AstraZeneca. Dhe po konkludojmë negociatat që kemi hapur përsa i përket edhe fillimit të vaksinimit masiv” Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 48,215 doza të vaksinës ndaj COVID19 nga këto 27,872 vaksinime për personelin shëndetësor dhe stafet mbështetëse, 7,932 vaksinime për të moshuarit dhe 12,411 vaksinime për arsimtarët. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh.

Top Channel/ Shqipëria në flakë, 48 orët e tmerrit! Banorët të tronditur, shtëpitë vijojnë të digjen
13/08 23:23
Top Channel/ Vijon alarmi nga zjarret, dëme kolosale nga veriu në jug
13/08 23:10
Top Channel/ Raporti i DASH për të drejtat e njeriut: Qeveria shqiptare ndëshkoi abuzuesit
13/08 23:08
Top Channel/ Zjarri në Plashnik, banori: Brenda nuk futesh dot se ka dinamit e granata, nami i zi
13/08 22:43
Top Channel/ Dëshmi drithëruese nga Delvina, banorët mes lotësh rrëfejnë tmerrin e zjarrit
13/08 22:40
Top Channel/ Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen “kokë më kokë” dy automjete
13/08 22:34
Top Channel/ “Situatën fatale”, kryeplaku i fshatit Plashnik: Familjet i larguam, na rrezikohej jeta
13/08 22:32
Top Channel/ “Zjarret kanë kapur 70% të fshatit”, banori i zonës në qarkun e Beratit: Shtëpitë…
13/08 22:31
Top Channel/ Zjarri po vijon ende në fshatin Plashnik, frikë nga kalimi i flakëve tek puset e naftës
13/08 22:25
Top Channel/ Prekëse! Të përlotur dhe frikësuar, evakuohet familja e fundit nga fshati Plashnik
13/08 21:55
Top Channel/ Banorja e Lefterhor shpërthen në lot teksa sheh banesën të digjet: Është…
13/08 21:52
Top Channel/ Izolohet zjarri në Parkun Natyror Korab-Koritnik-Kallabak, flakët prej orësh aktive
13/08 21:51
Top Channel/ Shuhet zjarri pranë Lazaratit, zjarrfikësit izoluan vatrat që rrezikonin shtëpitë
13/08 21:50
Top Channel/ Riaktivizohet zjarri në Ermenje të Skënderbegasit! Flakët marrin përmasa të mëdha
13/08 21:49
Top Channel/ Zjarri shkrumbon hektarë të tërë në fshatin Plashnik i Madh, disa vatra ende aktive
13/08 21:49
Top Channel/ Delvinjotët drejt rikthimit të jetës normale pas zjarreve, qyteti mbushet me fëmijë
13/08 21:48
Top Channel/ Zjarrfikësit në luftë me flakët, tentojnë të shuajnë flakët që po djegin një banesë
13/08 20:34
Top News – Pamje të rënda nga Skënderbegasi , groposen dhjetëra bagëti pas zjarreve
13/08 20:30
Top News – Zjarri rikthehet në Lefterohor, banorët bëhen zjarrfikës për të mbrojtur banesat
13/08 20:29
Top Channel/ Vijon djegia e një tjetër shtëpie në Lefterhor, zjarrfikësit në krye të detyrës
13/08 20:09