Vaskimini kundër koronavirusit këtë të shtunë ka nisur në të gjitha burgjet e vendet. Dozat e para të vaksinave janë dërguar në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale në rrugën“Jordan Misja”, që njihet edhe si burgu I sigurisë së lartë 313, fillimisht vetëm për disa lloje kategorish. Të parët që do të vaksinohen janë kategoria e të burgosurve me sëmundje kronike dhe ata që janë mbi moshën 55-vjeç. Doza të tjera janë dërguar edhe në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale në zonën e “Ali Demit”, ku vuajnë dënimin për gratë e dënuara. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Drejtësisë Etlida Gjonaj, e cila përmes një postimi në Facebook u shpreh se ky proces do të vijojë për të mundësuar edhe më tej lehtësimin e masave për t’iu kthyer normalitetit në institucione.