Agjensia Shtetërore e Kadastrës ka përmbyllur procesin legalizimit të banesave për zonën e Ardenicës në Lushnje. Në këtë takim ishte i pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame së bashku me drejtorin vendor Arben Qalliu dhe administratorin e njësisë administrative, Arbër Abdurramani. Procesi i legalizimeve në këtë zonë përfshiu rreth 188 objekte ndër të cilat bëjnë pjesë edhe disa banesa, zotëruesit e të cilave gjenden në emigracion. rocesi i legalizimit ka qenë i komplikuar ndër vite edhe për shkak të problematikave të mbartura hartografike. Por, përmbyllja e legalizimeve shërbeu si moment për mbarimin e një procesi dhe hapjen e një procesi edhe më të ndërlikuar që është ai i regjistrimit të tokës bujqësore.