Me këtë nisje të realitetit të ri politik, opozita u paraqit më e përçarë se kurrë. Më vete mbërriti kreu I partisë demokratike Lulzim Basha bashkë me deputetët e tij të rinj. Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha, mbërriti në Parlament I shoqëruar nga Tritan Shehu, Edi Paloka dhe Flamur Noka, të cilët duket se e kanë zgjedhur drejtimin e tyre në Partinë Demokratike.