Nga 1 korriku Sllovenia ka marrë kryesimin e radhës së Këshillit të Bashkimit Evropian që në gjysmën e parë të vitit e ka pasur Portugalia. Mes prioriteteve, Sllovenia ka veçuar edhe avancimin e Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimeve evropiane. Për këtë qëllim, Sllovenia, ka caktuar edhe zhvillimin një samitit të veçantë të BE-së me Ballkanin Perëndimor.