“Hospitality Albania” është projekti i investimit, i cili synon ripërdorimin dhe modernizimin e rezidencave qeveritare, duke i kthyer ato në destinacione tërheqëse për turizmin elitar dhe pritjen e personaliteteve të rëndësishme. Kryeministri Edi Rama tha se ky projekt do ti rijetësojë potencialin e këtyre aseteve duke i integruar ato në tregun fitimprurës global.