Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetim pasuror për të arrestuarit e operacionit “Metamorfoza”. SPAK ka vënë në sitë pasuritë e biznesmenit Pëllumb Gjoka, prokurorit Xhevahir Lita, ish-Shefit të Operacionales Oltion Bistrit, dhe për të gjithë personat e tjerë të arrestuar dhe të shpallur në kërkim për këtë çështje.