Forcat e policisë janë rreshtuar para godinës së Kryeministrisë, që këtë të hënë është hermetizuar. Dere kryesore dhe dritaret e kateve të poshtme janë izoluar me materiale përforcuese. E njëjta gjë është bërë edhe me godinën e Kryesisë së Kuvendit. Burimet pohojnë se policia ka marrë informacione në rrugë operacionale për episode dhune gjatë kësaj proteste.