Ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley tha se ka ardhur koha për të lënë pas “idetë e vjetëruara” ndërsa bëri thirrje për një brez të ri udhëheqësish në hapjen e fushatës për të marrë mbështetjen e Partisë Republikane në garën për Shtëpinë e Bardhë. Haley është kandidatja e dytë e deklaruar që kërkon mbështetjen republikane për të sfiduar presidentin demokrat Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2024. Ajo pritet të përballet tashmë me ish-Presidentit Donald Trump, i cili nisi pak kohë më parë fushatën për zgjedhjet presidenciale.