Top News – Ngushtohet ‘laku’ për të korruptuarit/ SPAK dhe bkh fitojnë akses në llogaritë bankare
09/07/2021 21:24

Byroja Kombëtare e Hetmit e njohur ndryshe si FBI-ja shqiptare apo edhe Prokuroria e Posaçme, SPAK tashmë do të kenë akses të plotë, të menjëhershëm e të pafiltruar në llogaritë bankare të zyrtarëve të lartë, të cilët akuzohen për pasuri të pajustifikuar. Lufta ndaj krimit të organizuar, korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe pastrimit të parave shihen problematika themelore që po mban peng procesin integrues të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim, i cili i jep SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit akses të plotë në të dhënat e regjistrit qëndror të llogarive bankare. Mënyra sesi do të funksionojë aksesimi në llogaritë bankare të këtyre personave është nëpërmjet kodeve hyrëse, të cilat garantojnë anonimitetin e identitetit të përdoruesit. Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Shërbimi Informativ i Shtetit duhet të paraqesin kërkesë për pajisje me kodet hyrëse pa zbuluar identitetin e përdoruesit. Në këtë mënyrë, përdoruesit duhet të përdorin të dhënat e përfituara nga regjistri vetëm për qëllime të përmbushjes së detyrave funksionale, duke zbatuar legjislacionin në fuqi. Ekstrakti i rezultatit të kërkimit në regjistër mundësohet on-line menjëherë dhe mund të shkarkohet apo të printohet nga përdoruesit i firmosur në mënyrë digjitale nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve-thuhet në vendimin e miratuar nga Këshilli i Ministrave. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Top Channel/ Vijon djegia e një tjetër shtëpie në Lefterhor, zjarrfikësit në krye të detyrës
13/08 20:09
Top Channel/ Zjarri kërcënon Gjirokastrën, flakët favorizohen nga era dhe thatësira
13/08 19:52
Top News – Zjarri shkrumbon fshatin Skënderbegas në Gramsh, 40 shtëpi të djegura, groposen bagëtitë
13/08 19:50
Top Channel/ Delvina mes makthit të flakëve, dhjetë të asfiksuar nga tymi, mungon energjia
13/08 19:49
Top Channel/ Brenda kishës së shkrumbuar në Delvinë, s’ka mbetur më asgjë! Pasojat e zjarreve
13/08 19:42
Top Channel/ Gramsh, tetë fshatra të shkrumbuar! Banorët po evakuohen me zor
13/08 19:42
Top Channel/ Raporti: Verë ekstreme në Mesdhe! Jetë njerëzish të humbura e shkatërrime apokaliptike
13/08 19:25
Top News – Pas zjarrit, frikë nga pandemia. Nis groposja e kafshëve të ngordhura në Skënderbegas
13/08 19:12
Top Channel/ Shtëpia merr flakë në Lefterhor, banorët tentojnë ta fikin: S’ka asnjë zjarrfikës këtu
13/08 19:10
Top Channel/ Digjet e gjitha kisha në Delvinë, sapo ishte restauruar! Banorja në lot: Të v*ekurit…
13/08 19:03
Top Channel/ Zjarri në Lefteroho të Delvinës, digjen edhe kosheret, bletët ‘pushtojnë’ fshatin
13/08 19:02
Top News – 60 banesa të djegura, qindra të zhvendosur. 37 vatra aktive në vend
13/08 18:35
Top Channel/ Ka mbetur vetëm hi, pasojat e zjarreve në Delvinë! Si paraqitet situata
13/08 18:18
Top Channel/ Zjarri përfshin Plashnikun në Poliçan, një pjesë e banorëve refuzojnë evakuuimin
13/08 18:08
Top News – Greqi, flakët zbresin në Patra. Djegin shtëpi dhe qindra makina në parkingun e doganës
13/08 17:30
Top Channel/ Nuk ka mbetur më asgjë, zjarri shkrumbon banesën në Skënderbegas
13/08 17:13
Top Channel/ Flakët që nisën në Delvinë tashmë përhapen në Gjirokastër, kërcënim serioz fshatrat
13/08 17:12
Top News – Skënderbegasi tokë e djegur pas flakëve, shtëpi e bagëti të shkrumbuara
13/08 16:51
Top News – Flakët përpijnë malin. Evakuohet fshati në Delvinë, zjarri drejt Lazaratit
13/08 16:37
Top Channel/ Pamje nga shtëpitë qe digjen ne Skënderbegas, flakët gjigante rrethojnë banesën
13/08 16:21