Rënia dramatike e gazrave që shkaktojnë efektin serë dhe ndotësve të ajrit, e parë gjatë izolimit global, do të ketë pak pasoja në ngrohjen e planetit. Në një analizë të fundit shkencëtarët sugjerojnë se deri në 2030, temperaturat globale do të jenë vetëm 0.01 gradë celcius më të ulëta nga sa pritej. Por autorët nënvizojnë se natyra e rimëkëmbjes mund të ndryshojë në mënyrë domethënëse panoramën afatgjatë.