Ballkani nuk është përparësi e perëndimit prej një kohe të gjatë dhe kjo po shfrytëzohet nga rusia dhe kina për përhapjen e ndikimit të tyre. Studiues dhe përfaqësues të shoqërisë civile diskutuan në institutin Harriman të Universitetit të Kolumbias në Nju Jork mbi temën: Ngritja e Rusisë dhe Kinës në Ballkanin perëndimor: Çfarë do të thotë kjo për demokracinë dhe integrimin evropian”?