Mali i Zi ka shënuar një temperaturë rekord këtë të martë në një kohë që një mot ekstrem, me reshje të paprecedenta dhe temperatura të acarta ka përfshirë të gjithë ballkanin. Mëngjesin e të martës, sipas mediave vendase, është regjistruar temperatura rekord prej 33.2 gradësh celcius, në fshatin Kosanicë të komunës së Plevlës në Mal të zi, ndërsa rekordi i mëparshëm i takonte vitit 1985 në Rozhajë, -32 gradë celcius.