Kjo është raketa e parë në botë, e ripërdorshme, që mban një mbushje shpërthyese, mund të kthehet në shtëpi për tu furnizuar sërish dhe udhëton pak më ngadalë se zëri. Kompania Anduril, ka prezantuar kështu Roadrunner, një raketë me dy motorë, me kapacitetin që të fluturojë me shpejtësi subsonike, ndërsa ngrihet dhe ulet vertikalisht. Themeluesi i kompanisë, Palmer Luckey, thotë se ai nuk mund të ofrojë shumë informacione, përvec atyre bazike, për kapacitetet e Roadrunner.