Reshjet e dëborës kanë vijuar dhe përgjatë orëve të para të kësaj të mërkure në zonat malore të vendit. Ato kanë shkaktuar problematika për banorët në disa qarqe, nga bllokimi I rrugëve, ndërprerja e energjisë elektrike apo dhe ajo e ujit të pijshëm. Qarku I Korçës ishte një nga qarqet më të goditura nga era e fortë dhe dëbora, ku janë thyer shtyllat e tensionit, duke bërë që të ndërprihet energjia elektrike.