Pasqyra e kriminalitetit në vend paraqitet e agravuar përgjatë vitit 2021, me atentate mafioze të mirëorganizuar, armë të kalibrave të ndryshëm, kanabis sativa, dhe aksione policore blitz, për goditjen e krimit në vend. Në harkun kohor të vetëm pak ditëve, policia e shtetit, me në krye Gledis Nanon shkoi në çdo cep të Shqipërisë për të kryer analizën e punës për 365 ditët që lamë pas.