Policia greke ka zbuluar vrasjen e një pronari hoteli në Santorini, ku dyshohet si i përfshirë një shtetas shqiptar. Sipas njoftimit te policise te publikuar ne mediat greke, shtetasi shqiptari kishte debatuar dhe më pas kishte qëlluar pronarin e tij, për një borxh prej 200 eurosh. Pas krimit, autori kishte lyer trupin e viktimes me vodka dhe i kishte vënë zjarrin. Ne deshmine e tij pas krimit, autori kishte deklaruar se nuk kishte per qellim grabitjen, si ora e shtrenjtë qe mbante viktima apo kasafortën ne banese. Sipas autorit te krimit, ai kishte pretenduar te të merrte vetëm borxhin që pronari i kishte.