Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ftoi në liderët e partive opozitare për të biseduar në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, një çështje që ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese. Kreu i LDK, Abdixhiku reagoi pas kësaj ftese, duke shprehur gatishmëri për takim, por jo para se Kushtetuesja ta publikojë aktgjykimin e saj për këtë çështje.