Dështimi për të arritur një marrëveshje në takimin e së enjtes në Bruksel, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç do të bllokojë procesin e dialogut, thonë analistët politikë në Kosovë. Sipas tyre, Kurti duhet të jetë më konstruktiv në negociata për të mundësuar zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit. Njohësi i procesit të dialogut, Albinot Maloku shprehet se kryeministri Kurti nuk duhet bjerë në grackën e Serbisë dhe të bllokojë dialogun