Gara për drejtuesit vendorë të policisë së shtetit në nivel qarku është përmbyllur me rrokadën më të madhe të ndodhur ndonjëherë në radhët e uniformave blu, të paktën në vitet e fundit. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha bëri publik emrat e drejtuesve të policisë në 12 qarqet e vendit. Ajo që bie në sy është se me përjashtim të Ilir Prodës, që la detyrën e drejtorit të policisë së Elbasanit për të marrë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të uniformave blu, emri i dytë që mbijeton është vetëm ai i Skënder Hitajt, por me ndryshimin që nga Durrësi transferohet në Fier.