Dy shtetas mbetën në det brenda Gjirit të Vlorës, pasi skafi i tyre pësoi defekt gjatë natës. Pas marrjes së njoftimit, mjeti i Policisë Kufitare të SPK Triport, në bashkëpunim me Guardia di Finanza, lokalizoi skafin pranë “Plazhit të Vjetër” dhe bëri të mundur riparimin e defektit, duke e shoqëruar në mënyrë të sigurt drejt stacionit të policisë. Nga verifikimet, rezultoi se drejtuesi i mjetit nuk kishte dokumentacionin përkatës për lundrim, ndaj iu vendos gjobë prej 10 mijë lekësh, sipas ligjit. Policia Kufitare thekson se, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, vijon gatishmëria për garantimin e sigurisë në det dhe reagimin e shpejtë në çdo emergjencë.