Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se nuk ka marrë asnjë masë për të siguruar transparencë të plotë në testimin e mbetjeve të dyshimta që po kthehen në Durrës. Në një deklaratë për mediat nga selia blu anëtari i kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari shprehet se anijet kthehen të dielën dhe do të ankorohen në Durrës.