Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq mësuesin e arteve Bledar Duro nw shkollën 9-vjeçare “Sotir Gura”, për veprën penale ‘Ngacmim seksual’ ndaj të miturve. Sipas hetimeve, u zbulua se ngjarja kishte ndodhur në nëntor të 2024, kur prindërit e dy nxënëseve, denoncuan në polici mesazhe me përmbajtje seksuale të dërguara nga mësuesi- nxënëseve të mitura përmes aplikacionit WhatsApp.