59 vjecari Anesti Sala i cili ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur pak ditë më parë në Korcë, u la në burg nga gjykata. Prokuroria kërkoi nga Gjykata e Korcës caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për 59 vjecarin, ndërsa avokati kryesisht i Salës kërkoi një masë më të butë sigurie, kërkesë e cila nuk u mor parasysh nga trupa e gjykimit.