Policia Kufitare ka bllokuar 32 mjete lundruese nga Velipoja në Ksamil, përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore. 20 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë, 9 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin dhe 3 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë. Krahas bllokimit të mjeteve lundruese, drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 10 000 deri në 100 000 lekë. Sakaq 2 mjete lundruese turistike u konstatuan teksa e ushtronin aktivitetin, në kundërshtim me ligjin.