Politehnica Iași është një skuadër rumune e panjohur e divizionit të dytë të futbollit të këtij vend, por ajo do të dëshironte të mbetej e tillë. Kjo sepse skuadra rumune u bë protagoniste e një gafe fotoja e së cilës bëri xhiron e botës duke turpëruar futbollistët e saj. Gjithcka lidhet me mesazhin kundër luftës dhe në mbështetjes së Ukrainës, 'Stop Ëar' që është shndërruar në një slogan në të gjitha stadiumet në kontinentin evropian dhe skuadra Politehnica deshi të jepte këtë mesazh përpara ndeshjes me Astra Giurgiu e fituar 3-1.