Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh i vendosur se askush nuk mund ta nxjerrë atë nga politika, qofshin këto skenarë midis qeverisë dhe grupit të Alibeajt, nëpërmjet nismave ligjore për non-gratat. Gjatë një konference me gazetarët e Shkodrës, Berisha deklaroi se do të vijojë në atë që i është besuar nga demokratët.