I druhej një sulmi të tillë, ndaj dhe lëvizte me makinë të blinduar, por duket se Indrit Sadedini nuk I ka shpëtuar dot atentatit të radhës. I radhës për faktin se ndaj 33-vjeçarit nga Vlora ka pasur një tjetër sulm në vitin 2017. Më 25 dhjetor të 2017-ës, Sadedinit I është vendosur tritol në hyrje të lokalit të tij, në zonën e Ujit të Ftohtë, ambient I marrë prej tij me qira. Asokohe ai mundi të zbulojë lëndën plasëse e cila u çaktivizua nga forcat xhenierë.