Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa deklaroi për Top News se sistemi i drejtësisë duhet të flasë për çështjen e lobimit rus në Partinë Demokratike apo sikurse njihet ndryshe, dosja ‘Muzini’. Ndryshimin e kursit të PD përsa i përket amnistisë fiskale, Zhupa e argumentoi me një situtatë të ndryshme kriminaliteti në vend, krahasimisht me vitin 2010, ku vendi qeverisej nga Partia Demokratike.