Në vitet e fundit tendenca për të marrë futbollistë me parametra zero po përhapet gjithnjë e më shumë në botën e futbollit. Janë të shumtë futbollistët e mëdhenj që janë larguar apo do të largohen nga skuadrat e tyre në përfundim të kontratës, por që kanë një vlerë të konsiderueshme në merkaton e transferimeve. Portali i specializuar në këtë pikë, Transfermarkt, është përpjekur të përpilojë një listë me transferimet më të kushtueshme të futbollistëve me parametra zero duke marrë në konsideratë vlerën e lojtarëve në momentin e skadencës së kontratave të tyre.