Një farsë të shëmtuar, kështu e konsideron Edvin Kulluri, procesin zgjedhor për kreun e Partisë Demokratike, që do zhvillohet në 22 maj, sipas vendimit të Kuvendit Kombëtar të 30 Prillit. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Kulluri deklaron tërheqjen e tij nga gara për kreun e PD, teksa ka numëruar 6 shkelje që sipas tij po bëhen në këtë drejtim.