Lideri i “Rithemelimit”, Sali Berisha mblodhi kryesinë për të diskutuar, pikërisht disa orë pas vendimit në Gjykatës së Apelit për t’u hequr vulën e partisë dhe për të rikthyer çështjen për rigjykim në Shkallën e Parë. Krahas akuzave se vendimi është formuluar në zyrat e Ramës, Berisha nuk kurseu as sulmin ndaj ambasadores amerikane Juri Kim, duke sjellë në vëmendje edhe akuzat ndaj Bashës për sponsorizimin nga mafia ruse.