I futur në një gropë, diku mes një pylli me pemë, një tank i sakatuar Akatsiya 2S3, prodhim i erës sovjetike, duket se e ka mbaruar punën e tij... Ushtria ukrainase, që shumë shpejt nuk do të ketë më municione që i përshtaten atij, preferon dukshëm armatimet perëndimore, të cilat i konsideron më efikase në luftën kundër armikut rus. Që ne të qëllojmë me të, na duhet nga një minutë e gjysmë deri në dy minuta kohë...Pasi më parë duhet të pozicionohemi, të marrim shënjestër e më pas të qëllojmë – thotë Sergei, një ushtar ukrainas.