Nga Kuvendi, Sali Berisha marshoi drejt Kryeministrisë, aty ku demokratët e prisnin për zhvillimin e Foltores. Në fjalën e mbajtur kreu demokrat u ndal tek protesta e 24 janarit, ku u shpreh I bindur se shqiptarët mezi po e presin këtë tubim kundër qeverisë. Shqiptarët po presin me padurim revoltën, kryengritjen paqësore, përballjen dhëmb për dhëmb me këtë regjim, fitoren e opozitës. Shqiptarët po presin 24 janarin si ditën e tyre, si orën e tyre, si të vërtetën e tyre të madhe. Ndaj secili këtë javë, këto ditë, secili nga ne dhe çdo opozitar, të bëjë gjtihçka, të mos i mungojë Shqipërisë më 24 janar.