Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, ka deklaruar së fundmi se disa qytetarë të Kosovës janë të interesuar të shkojnë në Ukrainë si vullnetarë. “Kosova është e interesuar për zhvillimin e ngjarjeve rreth Ukrainës, madje disa qytetarë kanë shprehur interesim për të marrë pjesë në mbrojtjen e Ukrainës, nëse konflikti me Rusinë përshkallëzohet”, tha ai.