Dy shtetase nga Kazakistani, që ushtronin prostitucion në dy apartamente të marrë me qira në qytetin e Elbasanit janë arrestuar në flagrancë nga policia. Gjithashtu, është proceduar penalisht pronarja e apartamenteve ku ushtronin veprimtarinë e paligjshme, për veprën penale “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”. Gjatë kontrolleve të ushtruara në të dy apartamentet, policia sekuestroi shuma parash në valuta të ndryshme, të dyshuara si përfitime nga veprimtaria e paligjshme, celularë dhe dokumente identifikimi të ndryshme. Ndërkohë vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë aktivitet. Operacioni “Rented” u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Elbasanit.