Eva Buzo është nisur me not në orën 8 të mëngjesit nga Otranto, për të mbërritur në destiancionin final, Vlorë. 36 vjecarja me profesion avokate, me vendbanim në Australi është gruaja e parë që tenton të kalojë me not kanalin e Otrantos. Sipas informacioneve, asaj do ti duhen të paktën 40 orë pandërprerë për të mbërritur në Vlorë, por nëse do e ndërpresë notin herë pas here për të pushuar, pritet të mbërrijë më vonë. 12 persona të ndarë në 2 varka ndihmëse, një prej të cilave rreth 12.50 metra e gjatë në dispozicion nga Sud-est diving Otranto dhe Residence, do të jenë në gatishmëri për cdo gjë që mund të ketë nevojë 36 vjeacarja.