E izoluar nga Perëndimi, Rusia po ngre ekonominë e saj prej 2 trilion dollarësh duke u mbështetur tani te gjigantët si Kina dhe Arabia Saudite ndërkohë që në perspektivat afatgjata të saj ka edhe vende si Zimbabve dhe Afganistani...Kjo u pa qartë në forumin e rëndësishëm të investimeve në Shën Petersburg, i cili ishte themeluar nga carët e Rusisë, si një dritare drejt Evropës. Lufta në Ukrainë ka çuar në trazirat më të mëdha në marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin që nga kriza e raketave Kubane e vitit 1962 dhe sanksionet perëndimore kanë cuar në mënyrë të detyrueshme drejt një revolucioni në marrëdhëniet ekonomike të rusisë.