Top News – Nga dështimi i modelit Biden tek beteja për audience/ Përballja e parë Rama-Basha
26/03/2021 13:57

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë çelur të enjten zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Dy takimet i ndante vetëm një bulevard i shkurtër, por kishte një hendek të madh në mënyrën e organizimit. Partia Demokratike tentoi të importonte modelin Biden në SHBA, ku simpatizantët do ta ndiqnin çeljen e fushatës brenda qindra makinave që ishin parkuar në sheshin “Nënë Tereza”, për t'u mbrojtur kështu nga koronavirusi. Por e gjitha rezultoi një dështim, pasi qytetarët dolën nga automjetet dhe u grumbulluan para podiumit në shkelje flagrante të rregullave kundër covid. Duket e habitshme sesi Lulzim Basha, i cili duhet thënë se është ndër të paktët politikanë që mban rregullisht maskë edhe kur flet për mediat, lejoi një organizim të tillë, që nga shumë u komentua si "test forcë". Krejt e kundërta ndodhi në kampin rozë. Socialistët kishin zgjedhur sheshin “Skënderbej”, ku karrigët ku do të uleshin vetëm kandidatët, ishin vendosur shumë larg njëra tjetrës. Asnjë militant nuk ishte i pranishëm në shesh, të cilët siç duket ishin futur masivisht online për të ndjekur takimin. Shkelja e rregullave anticovid nga PD, nuk kishte sesi t’i shpëtonte Ramës, i cili tha se opozita nuk ka respekt për ligjin, rregullat dhe shëndetin e qytetarëve. “Edhe sonte po e bëjmë dallimin e madh. Ne dhe ata u vumë sot përpara syve njerëzve dy kartolina. Mjafton t’i shohësh për të kuptuar ndryshimin e madh dhe hendekun që ndan ne dhe ata në marrëdhënien tonë me njerëzit dhe shtetin. Këtu ka respekt për shtetin, për ligjin, për rregullat që i kemi vënë të gjithë bashkë dhe i kemi pranuar të gjithë bashkë. Ndërkohë, atje nuk ka respekt për shtetin, për ligjin, rregullat dhe njerëzit. Këtu ka përgjegjshmëri qytetare, njerëzore dhe familjare, ndërsa atje sundon papërgjegjshmëria”

Top News – Demokrati kërkon disiplinë brenda partisë. ‘Familja jonë ka rregulla’
12/12 22:03
Top News – ‘Atdhe ngrije pak tavanin!’ Demokrati citon poetin arab
12/12 22:03
Top News – ‘Kafja e Krimit’. Habit demokrati- ‘Më kanë bërë 4 atentate’
12/12 22:03
Top News – ‘Në PD, njerëz që luajnë me dy porta’. Demokrati kërkon regjistër turpi
12/12 22:02
Top News – ‘Lideri jonë ka energji jashtëtokësore’ Demokrati i thurr lavde Berishës
12/12 22:02
Top News – Militanti ja thotë në sy Berishës. ‘Janë mërzitur njerëzit, ka qejfmbetje’
12/12 22:02
Top News – ‘Përgatitemi për revoltat më të fuqishme’ Berisha mobilizon strukturat e Elbasanit
12/12 22:01
Top News – ‘Rikthimi i Ballukut i diktuar nga Rama’. Berisha ‘mea culpa’ për mbështetjen e Shabanit
12/12 21:47
Top News – ‘Rama, në gjak për votën tonë, nuk shuhemi, do fitojmë’ Berisha, foltore në Elbasan
12/12 21:20
Top News – ‘Rama diktoi rikthimin e Ballukut në detyrë, nuk ndalemi, kemi punë me kryeministrin’
12/12 21:20
Top News – Berisha kërkon falje për Endrit Shabanin. ‘Gabim ishte, ju kërkoj ndjesë’
12/12 21:20
Top News- PD nuk njeh Avokatin e Popullit, zbulohet lëvizja, kallëzim ndaj Peleshit
12/12 19:56
Top Channel/ Berisha i kënaqur me kreun e SPAK: Zgjedhje kushtetuese. Trupa e KLP, mizogjene
12/12 15:15
Top Channel/ “Po kjo vajza këtu”, Rama batuta me të rinjtë: Se dija që ishe ëmbëlsira për në fund
12/12 14:56
Top Channel/ “Na bjer një teke tjetër”, Rama më të rinjtë: Inshallah ju ka ngelur diçka në mendje
12/12 14:14
Top Channel/ “Ata që thonë se s’ka punë…”, Rama batuta me të rinjtë: Ky që na rri si spiun…
12/12 14:01
Top Channel/ Salianji mungoi në 35-vjetorin e PD, Berisha: Duhet ta ndjesh përvjetorin
12/12 13:36
Top Channel/ Zgjedhja e Kreut të ri të SPAK, Berisha: Ambasadorët doni ti jepnin një mesazh Ramës
12/12 13:15
Top Channel/ Endri Shabani u bë Avokat i Popullit. Merr 85 vota, falënderon 35 deputetët e opozitës
12/12 12:10
Top Channel/ Salianji në Gjirokastër: PD gaboi, nuk po mbështet njerëzit e saj
11/12 23:20
BILETA Portokalli - Bileta