Seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë prodhoi një debat të ashpër mes ministrit Bledi Çuci dhe deputetit democrat Ervin Salianji, për shkak të një interpelance, e kërkuar nga ky i fundit. Mirëpo Ministri I Brendshëm iu përgjigj me disa statistika krahasimore, ndërmjet periudhës kur në pushtet ishin demokratët dhe tashmë që janë socialistët. Salianji nuk u ndal në akuzat e tij. Ai ndër të tjera I kërkoi llogari ministrit Çuçi përse u dekonspirua operacioni “Plumbi I Artë”.