Pas një heshtje të gjatë, politikani dhe një herësh ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, foli këtë të martë për Breaking. Patozi kritikoi dy grupet brenda së djathtës duke u nisur nga konflikti I brendshëm tek raporti I inteligjencës amerikane për financime ruse. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për para ruse por për lobim të paligjshëm.