Rexhep Tajip Erdogan po zhvillon një tur diplomatik në rajonin e Ballkanit, i cili nisi me Bosnjën të martën dhe po vazhdon me Serbinë. Por presidenti turk, i cili do të qëndrojë tre ditë në rajon, nuk do të vizitojë Shqipërinë dhe Kosovën. Nga Bosnja, presidenti Erdogan njoftoi arritjen e një marrëveshje me autoritetet e këtij vendi, që do t’i lejojë qytetarët bosnjakë të udhëtojnë për në Turqi vetëm me letërnjoftime dhe anasjelltas. Gjatë vizitës në Sarajevë të martën, më 6 shtator, ai njoftoi se një marrëveshje e ngjashme do të nënshkruhet edhe me Serbinë.