Nuk kishte si të kalonte pa marrë vëmendje momenti kur George Clooney dhe Amal Alamuddin u panë në stacionin e metrosë në New York. Çifti i famshëm i Hollivudit udhëtoi nga Nju Yorku në Washington duke përdorur si rrallëherë transportin publik. Ndonëse zgjodhën këtë mënyrë udhëtimi, nuk munguan truprojat e tyre si dhe veshjet elegante të Alamuddin. Edhe sikur publiku të mos i njihte Amal dhe George Clooney, detajet e përmendura i veçonin nga turma në një kohë të shkurtër. Partnerja e Clooney, dukej shumë klas me një fustan ngjyrë pana dhe një palë çizme të gjata, gjithashtu edhe Clooney ishte veshur stil.